​Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Në mungesë të anëtarëve, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim, në Kuvendin e Kosovës.

Pas vonesës së tyre, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) nuk i kanë pritur deputetët.

Në këtë komision kanë qenë të pranishëm anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të cilët ishin ftuar për të raportuar për punën e tyre për vitin 2021.

Kryetarja e Këshillit, Hasnije Ilazi tha se nuk mund të presin më shumë se 15 minuta.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit, Albena Reshitaj theksoi se pavarësisht bojkotit të opozitës, shqyrtimi i raportit të KShC-së ka qenë i rëndësishëm. /Telegrafi/ 

Kriza në Ukrainë

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Arsim, e paraparë për sot, në të cilën parashihej shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur të mbyllur mbledhjen, duke thënë se do të mundohen që ajo të mbahet në një ditë sa më të afërt.

“Meqenëse nuk e kemi kuorum, jemi të obliguar ta shtyjmë mbledhjen. Do ta caktojmë një ditë sa më parë, mundësisht brenda kësaj jave. Kur ta konfirmojmë ardhjen e anëtarëve, juve do t’iu informojmë me kohë dhe do të kërkojmë edhe prej jush konfirmimin se atë ditë jeni të lirë dhe do ta kryejmë punën që ka qenë e planifikuar… Unë po e mbylli këtë mbledhje me arsyetimin se nuk e kemi numrin e duhur të anëtarëve. Në momentin që po e mbyllim kanë kaluar 20 minuta nga koha që ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Në komision të pranishëm ishin Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Verica Ceranoc.

Kriza në Ukrainë