LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Në mbledhjen e sotme të Komisioni për Arsim ishte paraparë të miratohej raporti i punës së Komisionit për vitin 2018 dhe shqyrtimi i planit të punës për vitin 2019, por kjo mbledhje ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Vetëm pesë anëtarë të komisionit ishin në sallë, të cilët edhe përkundër pritjes dhe telefonatave që u bënin anëtarëve të tjerë nuk arritën të bëjnë kuorumin.


Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se në vazhdimësi ky komision është përballur me mungesë të kuorumit.

“Arsyeja është se nuk ka kuorum, gjë që po ndodhë disa herë në Komisionin e Arsimit e që nuk është aspak mirë që po ndodh, por kjo është çështje e organizimit të brendshëm të Kuvendit dhe do të bëjmë përpjekje që këtë problem ta tejkalojmë. Ky problem e ka përcjell Komisionin e Arsimit gjatë tërë sesionit vjeshtor dhe po fillojmë edhe këtë sesion me të njëjtin problem”, u shpreh ai.

Në këtë mbledhje morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe Arbërie Nagavci, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, Albulena Balaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Müfera Srbica – Şinik nga Grupi 6+. Ndërkohë që munguan Driton Çaushi i PSD-së, Valentina Bunjaku dhe Fidan Rekaliu nga LDK, Abdyl Salihu nga PDK dhe Verica Qeraniq nga Lista Serbe.

Anëtarët e Komisionit vendosën që mbledhja e ardhshme të mbahet më 28 janar në ora 14:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori