LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, mungojnë deputetë të LVV-së

Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, mungojnë deputetë të LVV-së

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj theksoi se fatkeqësisht kjo mbledhje nuk mund të mbahet pa prezencën e anëtarëve të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë të diskutohet për buxhetin e Komisionit dhe për angazhimin e ekspertëve.


“Fatkeqësisht kemi mungesë të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk kemi kuorumin e duhur. Sot kemi pasur të diskutojmë dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, që ka pasur të bëjë me buxhetin për këtë Komision si dhe për angazhimin e ekspertëve, të cilët do të na duheshin.

Dhe po ashtu kemi pasur një pikë tjetër ku kemi pasur me diskutuar për çështjen e dokumentacionit për punën e këtij komisioni, mirëpo më pamundësi që të vazhdojmë me punë, ne duhet ta mbyllemi këtë tentativë të takimit, duke shpresuar që do ta mbajmë një takim tjetër shumë shpejt, ani se këto varen shumë nga prezenca e kolegëve nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse ne si deputet të opozitës nuk e kemi numrin e mjaftueshëm të votave. Kështu me keq ardhje do të mbyllim këtë takim për shkak të mungesës së deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje”, theksoi Qalaj.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore ishte konstituar pas 7 tentimeve./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori