LAJMI I FUNDIT:

Dështon marrëveshja, banorët bllokojnë rrugën për në “Rusino”

Dështon marrëveshja, banorët bllokojnë rrugën për në “Rusino”

Ka dështuar marrëveshja mes regjionit planor të Pollogut dhe këshillit protestues të fshatrave që gravitojnë në afërsi të deponisë rajonale “Rusino”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse mbrëmë ishte e paraparë të fillojë bartja e mbeturinave pas mesnate, një gjë të tillë banorët nuk e lejuan, me pretekstin se komunat nuk kanë respektuar marrëveshjen e arritur dhe rrugën nuk e kanë pastruar.


“Kamionët nuk do i lëshojmë sepse ne kishim një marrëveshje dhe ata nuk i janë përmbajt asaj marrëveshje dhe nuk ka shans kamionët të kalojnë ne e kemi lajmëruar edhe në polici, sepse prej pikave që duhej të bëhen nuk është bërë asgjë dhe kamionët nuk do lëshohen deri në plotësimin e marrëveshjes që u bë ditën e martë”. “

Ekipi i televizionit Alsat, ka ndjekur mbrëmë deri në orët e mëngjesit zhvillimet në Rusino të Gostivarit, me ç’rast ka regjistruar se asnjë kamion i rrethinës së Pollogut nuk ka depërtuar tek deponia.

E ndërkohë, kamionët e mbushur me mbeturina të komuna të Pollogut, kanë mbetur mbrëmë të parkuara në dalje të Gostivarit, duke pritur arritjen e një kompromisi eventual, që do mundësonte zbrazjen e tyre. Por, kjo gjë deri në orët e mëngjesit nuk ndodhi. Autoritetet lokale kanë refuzuar sot që ta komentojnë mos arritjen e marrëveshjes, ndërkohë jozyrtarisht Alsat mëson se tentim për arritjen e marrëveshjes do të ketë edhe gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori