LAJMI I FUNDIT:

Kosova dështon të anëtarësohet në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese

Kosova dështon të anëtarësohet në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese

Asociacioni Frankofon i Gjykatave Kushtetuese (ACCF), ka refuzuar pranimin e Kushtetueses së Kosovës, në kongresin e mbajtur në Dakar të Senegalit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Veton Dula, drejtor i Zyrës për Komunikimin dhe Informimin në Kushtetuese.


Ai tha se Kushtetuesja ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në ACCF , vitin e kaluar dhe kjo është hera e parë e aplikimit në këtë asociacion.

“Në Kongresin e 9-të të ACCF-së, të mbajtur në Dakar të Senegalit, më 1 qershor 2022, përkundër numrit të madh të votave të fituara, kërkesa e personave për anëtarësim sido që herë nuk u mbështet nga numri i domosdoshëm i gjykatësve, me një ndryshim minimal të votave për dhe kundër”, thuhet në përgjigjen e Dullës.

Për mospranimin e Kushtetueses së Kosovës kishte lobuar Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

Sipas mediave në Serbi, në Asamblenë e Përgjithshme të ACCF-së të mbajtur në Dakar, Serbia ka ‘argumentuar’ se pse Kosova sipas tyre nuk i ka plotësuar kushtet për pranim në Asociacion.

Ndryshe, Shoqata e Gjykatave Kushtetuese Frankofone është krijuar më 1997, si iniciativë e gjuhëve të huaja të Francës për të raportuar mes anëtarëve të frëngjishtfolëse.

Në vitin 2019 ndërroi emrin. Tani ka 50 anëtare nga Afrika, Evropa, Amerika e Azia.

Asambleja e përgjithshme mbahet çdo tre vjet. Anëtare është edhe Shqipëria./ Telegrafi /