LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i ligjit për investime strategjike, mund ta çojë vendin në zgjedhje

Dështimi i ligjit për investime strategjike, mund ta çojë vendin në zgjedhje

Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhep thotë se një veprim i deputetëve për të mos kaluar projektligjin për investime strategjike është shumë i dëmshëm për ekonominë e Kosovës.

Ndonëse e pranon se projektligji si i tillë ka mangësi dhe shumë paqartësi, megjithkëtë thotë se ai do të duhej të kalonte në seancën e kaluar.


“Ligji pa marrë parasysh se mund të ketë paqartësi, defekt, nuk është gjithëpërfshirës, nuk ka specifiku gjëra të posaçme, megjithatë atë është i domosdoshëm për Kosovën. Ky ligj duhet të miratohet pasi hap mundësi për zhvillim, për investime dhe për të joshur investitorët e serioz”, thotë Rexhepi për lajmi.net.

Ky Ligj siç e vlerëson ai, nuk e derteminon qartë se cilat janë interesat strategjike të vendit dhe cilët mund të jenë investitorët strategjik.

Por, se përse po bëhet një situatë sikurse kjo, Rexhepi shpjegon se më tepër është një çështje e një amullie që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës se sa që mund të jetë çështje e interesave të ngushta partiake.

Ose, thotë ai, ndoshta dikujt prej partive po i konvenon kjo situatë që të degradoj punën e Kuvendit dhe në fund të kjo të reflektoj edhe me zgjedhje.

Që kur dështoi miratimi i këtij projektligji, më e zëshmja për këtë ka qenë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami e cila tha se se ata që nuk e kanë votuar këtë ligj, po e mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kjo është e padrejtë, pa asnjë argument mos me mbështet nuk është e drejtë. Kosova ka mbet peng i disa individëve”, deklaroi ajo ditë më parë.

Edhe Vjosa Osmani nga LDK tha se është e qartë se ky ligj nuk kaloi jo për shkak se dy tre deputet ishin kundër por sepse shumica e deputetëve nuk morën pjesë në votim. /Lajmi.net/Telegrafi/