LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i Kosovës, vjen deklarata zyrtare nga INTERPOL-i

Dështimi i Kosovës, vjen deklarata zyrtare nga INTERPOL-i

Kosova nuk ka arritur që të bëhet anëtare e organizatës së INTERPOL-it.

Në votimin që u mbajt sot nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Kosova nuk arriti të sigurojë  2/3 votave për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.


Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it
Lexo po ashtu Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga INTERPOL-i  në llogarinë  e tyre në Twitter, konfirmohet mospranimi i Kosovës.

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, shkruan faqja zyrtare e tyre.

Kujtojmë se votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.

E Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për mos anëtarësimin e Kosovës. /Telegrafi/