LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.


Pas kësaj ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Në Facebook, ajo ka shkruar se “E dhimbshme kur interesat e ngushta personale, vendosen mbi interesin e përgjithshëm”.

“Të ashtuquajturit institucionalistë, kundër formimit të institucioneve. Votuesi nuk harron”, ka shkruar ajo./Telegrafi/