Dështimi i Jordanit për ta ndalur Messin duke e kapur nga fanella bëhet virale në rrjetet sociale

Një ‘kapje e dështuar’ e mesfushorit të Sevillas, Joan Jordan ndaj kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, është bërë virale duke bërë gjiron e botës.
Ekipi i Ronald Koeman ka vazhduar serinë pozitive dhe ngjitjen në tabelë, duke siguruar një fitore të madhe në Ramon Sanchez Pizujan.
Golat në këtë fitore për katalunasit u shënuan nga Ousmane Dembele (29’) dhe Lionel Messi (86’).
Ylli argjentinas i Barcelonës, Messi, ishte i pakapshëm ndaj ekipit të tij të preferuar, Sevillas, dhe këtë të së miri e tregon një aksion i ndeshjes.
Messi mori një top në mesin e fushës në fund të lojës dhe u nis drejt portës së kundërshtarëve, ndërsa Jordan iu ‘qep’ nga pas për ta ndalur.
Megjithatë, kjo ishte përpjekje e dështuar e Jordani, i cili doli huq duke mos arritur ta ndal as me kapje fanelle.
Dështimi i Jordanit për ta ndalur Messin po bën gjiron e botës duke u bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/BarcaGameDay/status/1365737370692292613
https://twitter.com/anjanlik/status/1365716419028131844
















































