Madje as mustaqet nuk e ndihmuan sulmuesin italian Luca Toni të shënojë gol në Euro 2008. Ai tashmë do të mbahet mend si një nga dështimet më të mëdha të Evropianit. Tabloidi anglez The Sun ka përgatitur 10 dështimet e turneut.
10 – Transmetimi i gjysmëfinales
Një stuhi në Vjenë bëri që transmetimi televiziv i ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë të ndërpritet në mbarë Evropën. Së paku 10 minuta të takimit nuk janë transmetuar, duke përfshirë këtu edhe golin e Miroslav Klose.
9 – Karim Benzema
Sulmuesi francez erdhi në Euro 2008 me një reputacion në rritje. Tifozët e shihnin atë si një nga futbollistët me perspektivë më të madhe, por ai dështoi të impresionojë me paraqitjet e tij në Kampionatin evropian.
8 – Adrian Mutu
Ish sulmuesi i Chelseas ka mundur ta ndihmojë Rumaninë drejt realizimit të befasisë më të madhe në Euro 2008. Ai pati rastin të shënojë golin e fitores ndaj Italisë, që mund t’ ua siguronte çerekfinalen rumunëve, por goditjen e tij nga penalltia e priti Gianluigi Buffon.
7 – Mikpritësit e EURO’s
Austria dhe Zvicra, dy organizatoret e Euro 2008, u eliminuan në fazën e grupeve, duke i zhgënjyer tifozët e tyre. Austriakët fituan vetëm një pikë, ndërsa Zvicra realizoi një fitore kundër Portugalisë, e cila më parë e kishte siguruar kualifikimin në mesin e tetë më të mirëve.
6 – Mario Gomez
Gjermania nuk impresionoi në fazën e grupeve, ndonëse ishte konsideruar si favorite në Grupin B. Sulmuesi Gomez nuk pati kurrfarë kontributi gjatë kësaj periudhe, prandaj selektori Joachim Low e la atë jashtë formacionit bazë, që nga ndeshjet çerekfinale.
5 – Thierry Henry
Edhe Thierry Henry ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në Euro 2008. Goli i tij kundër Holandës ishte vetëm një maskim i formës së tij të dobët, që rezultoi edhe me eliminimin e hershëm të Kombëtares franceze.
4 – Greqia
Duket paksa e papëlqyeshme që kampioni i fundit evropian është në mesin e dështimeve më të mëdha, por tri humbjet në fazën e grupeve ishin më të vërtetë zhgënjyese. Madje rivalët e tyre në eliminatorët e Euro 2008, turqit, arritën më lartë duke u radhitur në mesin e katër ekipeve më të mira.
3 – Eric Abidal
Të luash kundër kampionëve të botës në një ndeshje që ka karakterin “të jesh apo të mos jesh”, kurrë nuk është lehtë. Por, mbrojtësi Abidal me ndërhyrjen ndaj Luca Tonit, jo vetëm që shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, por edhe përgatiti fundin e Kombëtares franceze.
2 – Petr Cech
Duke qenë se ishte në epërsi 2-1 kundër Turqisë kur kishin mbetur vetëm edhe dy minuta deri në fund, Çekia ishte me një këmbë në çerekfinale. Por, gabimi fatal i portierit Cech fillimisht ua siguroi turqve barazimin e rezultatin para se një gol tjetër t’i dërgonte ata në shtëpi.
1 – Luca Toni
Sulmuesi italian erdhi në Euro 2008 pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Bayern Munich, duke shënuar 31 gola në Bundesliga. Por, ai dështoi të realizojë gol në portat kundërshtare, edhe pse pati shumë raste për shënim në ndeshjet e Azzurëve. Madje as mustaqet, për të cilat u përkujdes me shpresë se do ta ndihmojnë të shënojë gol, nuk patën kurrfarë efekti./Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë