LAJMI I FUNDIT:

Krimet e luftës, dëshmitarja thotë se i akuzuari Gjokoviq para tri apo katër vitesh ka qenë në shtëpinë e saj

Krimet e luftës, dëshmitarja thotë se i akuzuari Gjokoviq para tri apo katër vitesh ka qenë në shtëpinë e saj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitarja Valbona Kelmendi tha se i akuzuari Milloard Gjokoviq së bashku me dajën e saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj.

“Po u kanë me dajën, jo pas luftës po tash para 3 apo 4 vite nuk ka ma shumë”, tha dëshmitarja Kelmendi.

Ajo në deklaratën e saj tha se nuk e kishte parë të akuzuarin, por e kishte dëgjuar emrin e tij nga nënë e saj.


“Si emër e ka përmend nëna sdi sa herë, por unë nuk e kam pa”, shtoi dëshmitarja.

Ajo tutje tregoi se i pandehuri ka qenë në shtëpinë e saj së bashku me një numër të personave të tjerë.

“Millorad Gjokoviq, me kujtohet që e kanë përmend shumë. Vishin pijshin në atë dhomën ku qëndrojshim na, pijshin raki dhe ashtu thirreshin mes veti”, tha dëshmitarja Kelmendi.

Tutje, ajo tha se nëna e saj kishte thënë që vetëm Gjokoviq mund ta dinte se kush i kishte vrarë familjarët e saj.

Në pyetjen e gjyqtarit Vesel Ismajli se a ishin interesuar të pysnin Gjokoviq se kush i kishte vrarë familjarët e tyre, dëshmitraja tha se nuk kishin pasur guxim për shkak të traumave.

Po ashtu, dëshmitarja tha se më 14 prill 1999, ajo së bashku me vëllaun e saj Xh.K, nënën, kunatën dhe fëmijët e vëlluat ishin nisur për tu larguar, por që gjatë ikjes vëllau i saj dhe kunata vriten nga brëshmëria e plumbave.

Ndërsa, shtoi se babi dhe vëllai i vogël i saj janë marrë nga ushtarët serb, të cilët iu kishin thënë që të vinin që të mirrin trupat e familjarëve dhe që atëherë ata nuk janë kthyer më.

“Aty tani serbët ja kanë marrë babës shumë do pare dhe ja ka bo hajde merri ata që të kemi vra. Ky e marrë vllaun e dytë dhe u nis me ta dhe më nuk u kthyn. Pas një jave e kemi marrë vesh që na kanë vra edhe babën edhe vllaun”, shtoi dëshmitarja.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan  për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq  ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori