LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari thotë se i akuzuari Alidemaj u kishte prirë ushtarëve dhe paramilitarëve serbë në masakrën e Izbicës

Dëshmitari thotë se i akuzuari Alidemaj u kishte prirë ushtarëve dhe paramilitarëve serbë në masakrën e Izbicës
Foto nga arkivi

Dëshmitari Adem Osmani deklaroi para Gjykatës Themelore në Prishtinë se nga masakra e Izbicës mbetën të vrarë afërsisht 156 persona dhe se vetëm nga fshatit Izbicë ishin 146 kufoma, e që sipas tij, ishin tërësisht të masakruar dhe të djegur.

“Gjithsej janë 156 të vrarë, janë vorreza afërsisht, e në Izbicë 146 vorre i kem aty, po ka pas njeri pa koka, pa zorrë te masakruar masakër do me thanë”, tha dëshmitari Osmani.


Dëshmitari tha se ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, për ta kryer masakrën në Izbicë, u ka prirë vet i akuzuari Muhamet Alidemaj dhe Dushan Shapiqi.

I akuzuari Muhamet Alidemaj, po ngarkohet nga Prokuroria Speciale se gjatë periudhës 24 mars dhe deri me 10 qershor kishte shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kontribuar në vrasjen e shqiptarëve në fshatin Izbicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu dëshmitari Osmani tha se pesë ditë pasi ka ndodhur masakra kanë zbritur nga mali për në fshat edhe ku kanë filluar identifikimin e kufomave, duke sqaruar se në një moment vet kishte parë tri kufoma të djegura që i kishte identifikuar se kush janë.

“Kanë qenë aq të masakruar sa fëmija se ka njohur prindin e tij”, deklaroi dëshmitari Osmani.

Nga masakra, sipas dëshmitari, kanë mbetur të vrarë edhe babai i tij, dy nga axhallarët si dhe kushërinjtë me gratë e tyre.

Gjykimi për masakrën e Izbicës, dëshmitarja thotë të akuzuarin Alidemaj e ka parë në oborrin e saj së bashku me forcat serbe
Lexo po ashtu Gjykimi për masakrën e Izbicës, dëshmitarja thotë të akuzuarin Alidemaj e ka parë në oborrin e saj së bashku me forcat serbe

Sipas dëshmitari Osmani kufomat e të vrarëve janë varrosur në fshatin Izbicë nga banorët, mirëpo, afërsisht pas dy javësh sipas asaj që ka dëgjuar nga të tjerët janë zhvarrosur për në vende të tjera me bager konkretisht në Serbi, në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Për herë të parë dëshmitari Osmani tha se e ka parë të akuzuarin Alidemaj në fshatin Vajnik afërsisht 10 ditë para maraskës në Izbicë dhe se e kishte pyetur se mund të jetë spiun ku  i njëjti i ishte përgjigjur se nuk është spiun.

Sipas dëshmitarit Osman dyshimet se është spiun i akuzuari Alidemaj i erdhën pasi që në atë pjesë edhe i armatosur të jesh ka qenë ë rrezikshme të ecësh.

Gjatë deklarimit të tij dëshmitari Osmani tha se po ta kishte ditur se me të vërtetë është spiun edhe po t’i kishte njëqind  shpirtra do ta kishte vrarë në ato momentet kur e kishte takuar para se të ndodhte masakra.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Alidemaj, avokatit Millosh Delevic dëshmitari Osman tha se nuk kanë folur pas lufte se i akuzuari Alidemaj ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Izbicës pasi që nuk kanë mundur ta mendojë se një shqiptar të bëjë një veprim të tillë.

Pyetje për dëshmitarin Osmani paraqiti edhe kryetari i trupit gjykues  gjykatësi Vesel Isamili ku dëshmitari Osmani u përgjigj se njëqindë për qind është i sigurt që i akuzuari Alidemaj ka qenë personi që ka marrë pjese në kryerjen e masakrën së Izbicës.

“Ky asht 100 për 100 edhe e kam bindjen qe ky u kanë”, tha dëshmitari Osmani.

Gjykatësi Ismaili mbylli seancën e shqyrtimit gjyqësor me propozimin e prokurorit special Morina pasi që tash ajo çka pritej të deklarohej nga dëshmitari Osmana është konfidenciale dhe se mund të dëmtojë edhe një çështje tjetër penale juridike.

Paraprakisht në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar edhe Fadil Thaqi, i cili tha se personalisht nuk e njeh të akuzuarin Alidemaj dhe se për herë të parë e kishte parë me një grup ushtarësh serbë në mal afër fshatit Izbicë.

Dëshmitari tha se të akuzuarin e ka parë në mal  dhe se i njëjti ka pasur të vendosur një kapele në kokë dhe se ka qenë më i hollë sesa tani.

Për prezencën e të akuzuarit Alidemaj në grupin e ushtarëve serbë, sipas dëshmitarit Thaqi, e kishte njoftuar bashkëluftëtari i tij Islam Dani, duke i thënë se ky është i akuzuari Alidemaj dhe se distance mes tyre dhe ushtarëve serbë kishte qenë diku 30 ose 50 metra.

“Kuku këtu koka Muhamet Alidemaj”, tha dëshmitari Thaqi duke treguar çka i kishte thënë Islam Thaqi.

Gjithashtu edhe dëshmitari Thaqi tha se nga masakra e Izbicës të vrarë kanë mbetur, babagjyshi- babai i gruas se tij dhe kushërinjtë e familjes Thaqi.

Pasi përfunduan dhënien e dëshmisë dy dëshmitarët Osmani dhe Thaqi shqyrtimi i radhës për këtë çështje penale u caktuar me datën 24 mars të këtij viti në të cilën seancë po ashtu pritet të japin dëshminë e tyre edhe dy dëshmitarë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj po ngarkohet se gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

Sipas aktakuzës, Alidemaj më 28 mars 1999 në fshati Izbicë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e popullsisë civile, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit në vendin e quajtur “Malet e Stejevcit”, në kodrën e rrugës Kërrninë – Belicë, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe në të cilën bënin pjesë edhe Ivo Obradovic, Stanoje Shkerkiq, Sasha Vidiq, Milenko Miletiç, Sava Shkerkiq, Ranko Shkerkiq, Bogoljub Miletiq, Ivica Vidiq, Bane Shkerkiq si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkojnë tek vendi – livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile e fshatit Izbicë dhe fshatrave të tjera përreth, me dhunë i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Ndërsa, burrat e mbetur thuhet se i ndajnë në tri grupe, duke i dërguar secilin grup në një vend të caktuar dhe i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, emrat e të cilëve janë paraqitur në shtojcën 1 të kësaj aktakuze, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit, emrat e të cilëve gjenden në shtojcën 2 të kësaj aktakuze, ashtu që trupat e cilëve të vrarë pas 2-3 dite ishin varrosur nga fshatarët.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se përafërsisht pas dy muajve të vitit 1999, i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, u kthyen sërish në fshat, i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur, ndërsa pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Më tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Izbicë dhe fshatrave përreth, ashtu që fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre duke i kërcënuar ata me armë dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit.

Me ç‘rast, i akuzuari Alidemaj thuhet se së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, e thirrën të dëmtuarën Xhemile Osmanaj që të dalë nga turma e njerëzve ku ishin grumbulluar, fillimisht nën kërcënimin e armës ia morën 1 mijë marka gjermane, pastaj nën tytën e armës në shpinë, e detyruan që t’iu prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Më pastaj, aktakuza thotë se i pandehuri Muhamet Alidemaj e goditi me shuplakë në fytyrë tek dera e shtëpisë dhe e urdhëruan që të shkojë tek turma e civilëve të grumbulluar në livadh, kurse civilëve të tjerë iu konfiskuan të gjitha sendet e tyre personale me vlerë, i rrahën rëndë disa nga meshkujt, i detyruan me dhunë gratë dhe fëmijët të largoheshin në drejtim të Klinës, duke iu thënë të shkojnë në Shqipëri, si dhe nën kërcënimin e armëve ua grabitën çdo gjë me vlerë monetare dhe në fund i shkatërruan dhe i dogjën shtëpitë e fshatit Izbicë.

Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori