LAJMI I FUNDIT:

​Dëshmitari i prokurorisë kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

​Dëshmitari i prokurorisë kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në ditën e dytë në gjykatë, ai po dëshmon tërësisht në seancë të mbyllur për publikun.

Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 3879 po merret në pyetje nga prokurori Matt Halling.


Intervistimi i tij nga prokuroria ka nisur të hënën dhe pjesa më e madhe e dëshmisë është dhënë në seancë private.

Ndërsa në pjesën kur seanca ishte publike, dëshmitari ka folur për periudhën e vitit 1998 dhe zonën e Llapushnikut. Ai ka thënë se komandat për atë zonë ishte Fatmir Limaj.

Dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë ka thënë se vet ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas tij, në atë kohë, kishte deklarime se anëtarët e kësaj partie nuk duhej pranuar në UÇK.

Deri tani në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 15 dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur dhe në seanca private, përveç ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit dhe një oficeri britanik, të cilët kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka nisur me 3 prill ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori