Në gjyqin për krime lufte të komandantit paraushtarak serb Dragan Vasilkoviq, i njohur ndryshe si kapiten Dragani, një dëshmitar dëshmoi se i pandehuri shikonte ndërsa të burgosurit e luftës keqtrajtoheshin në kalanë e Kninit në Kroaci.
Dëshmitari Tomislav Ceranja tha në gjykatën në Split të mërkurën se ai ishte një rob lufte në një burg në kalanë në qytetin jugor kroat të Kninit në verën e vitit 1991, kur ai pa të pandehurin Dragan Vasilkoviq të shikonte ndërsa të ndaluarit rriheshin.
“Unë u arrestova në fillim të korrikut dhe u dërgova në Benkovac (një qytet jugor kroat nën kontrollin e rebelëve serbë), ku ata ‘më rrahën’ gjithë natën. Numërova që mora 780 goditje dhe se numërimi më ndihmoi psikologjikisht të kaloja natën,” dëshmoi Ceranja, një kroat 66-vjeçar.
“Më pas u çova në kalanë e Kninit, ku ata më goditën me çizmet e tyre në restorant. Pashë kapiten Draganin te dera. Ai nuk më goditi, por ai e pa atë që po bënin ata”, shtoi ai.
Vasilkoviq, i njohur gjerësisht si Kapiten Dragani, akuzohet për krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës gjatë kohës që ishte komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale të Serbisë e dërguar të ndihmonte paraushtarakët serbë në Kroaci gjatë rebelimit të tyre të armatosur midis viteve 1991 dhe 1995.
Vasilkoviq e sfidoi dëshmitarin Ceranja në sallën e gjyqit, duke thënë se dëshmia e tij në lidhje me atë që i ndodhi të burgosurve në Knin ishte e pasaktë.
“Mendon se është gjest patriotizmi të gënjesh në gjykatë kundër një serbi?” pyeti Vasilkoviq.
Marko Miliq, një ish-polic 50-vjeçar, ndërkohë tha në gjykatë se ai u kap në qershor 1992 dhe u dërgua në kalanë e Kninit, ku ai ra 15 kg nga pesha për shkak të kushteve të këqija në të cilat ai mbahej.
“Çdo ditë ngacmoheshim dhe poshtëroheshim. Në kala, pashë kapitetin Dragan, dhe e di që ai kishte autoritet tek rojat tona. Ai nuk më rrahu personalisht. Madje, në një rast më dha një cigare, një Marlboro të kuqe, e mbaj mend. Epo, tani do të doja ta falënderoja për këtë”, tha Milic.
Vasilkoviq akuzohet për torturimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e ushtarëve dhe policëve të burgosur kroatë në qershor dhe korrik të vitit 1991 në kalanë në Knin, dhe në shkurt 1993 në Bruska.
Ai akuzohet gjithashtu për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit në fshatra, si edhe në një rajon policie në Glina – sulme në të cila u vranë dy persona.
Sipas aktakuzës, ai ishte komandant i qendrës së trajnimit për një njësi speciale paraushtarake të quajtur Alfa.
Vasilkoviq e deklaroi veten të pafajshëm në seancën e parë në shtator.
Ai u ekstradua në Kroaci nga Australia në korrik të vitit 2015, ku ai kishte jetuar për vite me radhë me emrin Daniel Snedden dhe punon si instruktor golfi.
Gjyqi vazhdon të enjten. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një vit më parë shkaktoi aksidentin ku humbi jetën babai i dy vajzave, ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit kroat të Mbrojtjes
Në Krime hidhet në erë vetura me kapitenin e marinës ruse
Koreja e Veriut dërgoi mijëra trupa në luftë për të ndihmuar rusët, Blinken premton “përgjigje” të fortë
Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja
Çfarë është DOGE, departamenti të cilin do ta bashkëdrejtojë Elon Musk?
Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve
Trump kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me Biden
Koreja e Veriut dërgoi mijëra trupa në luftë për të ndihmuar rusët, Blinken premton “përgjigje” të fortë
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit