LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i 30-të foli për strukturën e UÇK-së në Shqipëri dhe Pashtrik

Dëshmitari i 30-të foli për strukturën e UÇK-së në Shqipëri dhe Pashtrik

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka thënë se dëshmitari i 30-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka thënë se dëshmitari i 30-të, një ish-pjesëtar i UÇK-së, ka dhënë dëshmi kryesisht për strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në Zonën e Pashtrikut.

Këtë deklarim Doyle e ka dhënë të enjten përmes informimit javor të DhSK-së për media, ku ka folur për aktivitetet kryesore të realizuara në këtë gjykatë gjatë një jave.


“Dëshmitari i 30-ë i thirrur nga Prokuroria, dëshmitar i mbrojtur i cili deri tani ka dhënë dëshmi kryesisht në seancë private. Sipas përmbledhjes të lexuar në sallë të gjyqit, dëshmitari është ish-anëtar i UÇK-së dëshmia e të cilit ka të bëjë, ndër të tjera, me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtriku”, tha ai.

Ai tha se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 10 tetor, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë që një dëshmitar të dëshmojë përmes videokonferencës dhe më 11 tetor miratoi pjesërisht një kërkesë tjetër të Prokurorisë që edhe një dëshmitar tjetër të dëshmojë përmes videokonferencës.

“Më 11 tetor, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Krasniqit për pranimin si provë të një dokumenti shtesë që lidhet me dëshminë e një dëshmitari”, tha ai.

Doyle bëri me dije se gjithashtu, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e kuadrit të marrjes në pyetje të dy dëshmitarëve në tema të caktuara, në bazë të rregullës 107.

“Kjo rregull përcakton se në qoftë se Prokuroria ka marrë informacion në mënyrë konfidenciale dhe vetëm për mbledhjen e provave të reja, informacioni nuk duhet të nxirret pa pëlqimin e dhënësit. Në qoftë se Prokuroria thërret dëshmitar në kuadër të kësaj rregulle, ajo mund të kufizojë edhe kuadrin e pyetjeve”, tha ai.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, tha se seancat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët rifillojnë të hënën, 16 tetor, në orën 09:00 dhe janë planifikuar të vazhdojnë deri të enjten.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori