LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e Beqajt “ngec” në komision, ish-ministrit kërkon të bëjë prezantim me “Power Point”, opozita refuzon

Dëshmia e Beqajt “ngec” në komision, ish-ministrit kërkon të bëjë prezantim me “Power Point”, opozita refuzon
LSA

Ndonëse ndodhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë prej orës 10:00, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ende nuk ka folur në komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi.

Beqaj ka bërë një kërkesë në nisje të punës së komisionit ku ka kërkuar që të bëjë një komunikim paraprak, të shoqëruar me një prezantim në Power Point, gjë që është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Anëtarët e komisionit kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për këtë kërkesë dhe për këtë arsye mbledhja është ndërprerë dy herë.


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit për të dhënë shpjegime në Komisionin Hetimor për koncensionet e sterilizimit dhe check-up të cilat u nënshkruan gjatë kohës kur ai ishte në krye të këtij institucioni.

Beqaj është shoqëruar në komision me forca të shumta policie, pasi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg për korrupsion në lidhje me skandalin e abuzimit me fondet e BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori