Garda Serbe Vullnetare paraushtarak e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, e cila në vitet nëntëdhjeta mori pjesë në luftimet në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ekziston edhe sot. Kështu thotë ish udhëheqësi i Njësisë Speciale “Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg. Por, Legija nuk tregon se me çfarë aktivitetesh merret tani ky grup paramilitar.
Ish komandanti i njësisë së operacioneve speciale serbe Beretat e Kuqe, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, i cili u dënua me 40 vjet burgim për rolin e tij në vrasjen e ish-Kryeministrit serb Zoran Gjinigjiq, këto detaje i ka zbuluar në librin e tij të ri “Në folenë e tigrit”, në të cilën ai e përshkroi kohën e kaluar në Gardën Arkanit, e cila, siç thotë ai ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllave (APJ).
Siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, Legija thekson se janë qesharake pretendimet se “Tigrat”, siç quheshin anëtarë të Gardës, shkuan në luftë për të plaçkitur frigoriferë, stufa e video-rekorderë.
“Nuk është e vërtetë se gardën e krijuan kriminelët. Ajo u themelua nga patriotë serbë, të cilët nuk e kursyen vetën që të dalin në mbrojtje të popullit serb. Edhe sot, bëhet padrejtësi ndaj Gardës, duke e quajtur një formacion paraushtarak. Kjo nuk është e vërtetë. Që nga paraqitja e parë në Vukovar, Garda u vu nën komandën e APJ-së, dhe më vonë nën komandën e Ushtrisë Krainës Serbe”, tha Legija, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se te ideja e themelimit të Gardës, Arkani erdhi kur pa fytyra të ndryshme, si Shesheli dhe Vuk Drashkoviqi, futeshin mes simpatizantëve duke u përpjekur t’i tërhiqnin në partitë e tyre.
“Arkani kshte menduar se në qoftë se duhet të bëjë diçka për kombin e tij të rrezikuar serb, atëherë ajo duhet të jetë konktret, të mos shkojë në tubime të ndryshme ku hahej mish qengjash”, tha ai.
Ai tregon se brenda Gardës mbretëronte harmonia dhe besimi.
“Shumë prej tyre as atëherë, në kohën kur Garda ekzistonte, megjithëse ajo edhe ekziston pjesërisht sot, nuk e dinë se çfarë uniteti dhe miqësie mbretëronte aty. Prandaj, nuk qëndrojnë pretendimit se ishte një lloj shoqërie e personave që donin t’i shmangeshin dorës së ligjit dhe se atje shkuan për të plaçkitur dhe të vrasin dhe kjo i fyen të gjithë gjallët dhe të vdekurit”, tha ai.
Legija gjithashtu zbulon se si Arkan erdhi në shtëpinë në Dedinje, e cila dikur ishte selia Gardës.
Ndryshe, Arkani në atë vend në vitet ’90-ta ndërtoi një vilë të re dhe madhështore, në të cilën familja e tij jeton edhe sot.
“Atëherë flitej nëpër qytet se atë shtëpi e fitoi në një lojë maratonike të pokerit. Personi, kundër të cilit ai luajti, mbeti pa para dhe, duke duke menduar se mund të nxirrej, ai e la peng shtëpinë”, thotë Legija.
Legija gjithashtu ka treguar se si janë njoftuar Arkani dhe gruaja e tij, Ceca dhe pse Arkani u kishte dhënë ryshfet pjesëtarëve të misionit UNPROFOR në Bosnje e Hercegovinë dhe kush ishin pjesëtarët e Gardës së Vullnetarëve Serbë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare