LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi udhëtim nëpër botë me anijen që lundron tri vite dhe ju dërgon në çdo cep të planetit – duhet të ndani 30 mijë dollarë në vit

Dëshironi udhëtim nëpër botë me anijen që lundron tri vite dhe ju dërgon në çdo cep të planetit – duhet të ndani 30 mijë dollarë në vit

Nëse keni ëndërruar që të hiqni dorë nga puna e lodhshme në zyrë por pa e humbur vendin e punës, një kompani po ofron diçka që do të ishte e përkryer për të gjithë që kërkojnë aventurë dhe një përvojë më ndryshe.

“Jeta në det”, është një udhëtim trevjeçar me anije nëpër botë, për njerëzit që duan “të kënaqen me jetesën luksoze dhe të kenë rastin të punojnë nga deti”, transmeton Telegrafi.


E cilësuar si anija e parë në botë që organizon udhëtimin trevjeçar. Për këtë të gjithë të interesuarit duhet të ndajnë 30 mijë dollarë  për një vit, kurse gjatë udhëtimit do të përshkojnë 130 mijë milje, duke vizituar 375 porte detare në 135 vende të ndryshme në shtatë kontinente.

Bëhet fjalë për anijen MV Gemini që do të ju mundësojë të vizitoni vendet që gjithmonë keni ëndërruar t’i shihni, dhe të njëjtën kohë ta ruani vendin e juaj të punës – pra duke punuar nga anija e cila ka qendra biznesi, dhoma takimesh, librari dhe zyra për punë më të ndërlikuara.

Në këtë anije do të ketë edhe qendra artistike, ato të bukurisë, pishina dhe terrene për sporte të ndryshme. Me një fjalë do të jetë “shtëpia në det” për të gjithë të interesuarit.

Anija ka një hapësirë të mjaftueshme për 1.074 pasagjerë dhe është rinovuar së fundmi, pasi ishte ndërtuar në vitin 1992. Ka 400 kabina që kanë mobile luksoze me ngjyrë të hirtë si dhe mure të bardha.

Kabinat variojnë nga 12 metra katrorë “Virtual Inside”, e deri te ato “Oceanvieë” që kanë 24 metra katrorë dhe kanë tarraca gjigante.

E përveç qendrave të bukurisë, pishinave dhe palestrave të fitnesit, ka edhe shumë restorante dhe hapësirë të mjaftueshme për adhuruesit e sporteve që kanë dëshirë të qëndrojnë para ekraneve dhe të bëjnë tifo për grupet e tyre të preferuara.

Pasagjerët gjithashtu do të mund të ndjekin kurse të ndryshme, e shërbimet mjekësore do të jenë në dispozicion 24/7 për të gjithë pasagjerët që do të kenë qasje në shërbime pa pagesë në spitalin e ndërtuar brenda anijes.

Çdo ndalesë e planifikuar e MV Gemini nënkupton qëndrim disaditorë në porte, duke i mundësuar pasagjerëve të eksplorojnë destinacione të ndryshme.

Irina Strembitsky që është gruaja e drejtori të shitjes dhe marketingut në “Jeta në det”, tha se oferta është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i “Jeta në det”, Mikael Petterson, tha se në anije ka staf nga fusha të ndryshme që do të sigurohen se gjithçka do të shkojë mirë dhe pasagjerët nuk do të ndjejnë mungesën e internetit apo diçka të tillë, në mënyrë që të mund të kryejnë punët e tyre pa problem.

Të gjithë pasagjerët që vendosin të nisin udhëtimin e tyre të “ëndrrave” do të lirohen nga disa taksa derisa vizitojnë portet e ndryshme nëpër botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori