Shoferi i kamionit ku u gjetën të vdekur disa migrantë në Teksas u përpoq të shtirej si viktimë, por më pas u arrestua në një pikë kontrolli.

Reklama

Shoferi Homero Zamorano, 45 vjeç, u arrestua pasi paraprakisht kamerat e kishin filmuar duke buzëqeshur gjersa priste të kalonte një pikë kufitare me kamion rimorkio. Numri i të vdekurve nga incidenti i tmerrshëm i kontrabandës me njerëz u rrit në 53 të mërkurën.

Fotografia e publikuar në internet nga gazeta meksikane Reforma, tregon Zamoran duke buzëqeshur teksa u përkul nga dritarja e shoferit – rreth tre orë para se të gjendeshin viktimat në kamionin e braktisur në periferi të San Antonios, raporton nypost.

Reklama

“Shoferi u identifikua si Homero, i cili u përpoq të shtirej si një i mbijetuar, për të cilin u arrestua me dy autorë të tjerë të dyshuar”, njoftoi policia amerikane duke shtuar se “shoferi u paraqit si një migrant i rregullt për të shmangur arrestimin”.

Reklama

Zamorano është një shtetas amerikan, sipas Konsullatës meksikane në San Antonio.

Autoritetet e San Antonios thanë se ishin alarmuar për tragjedinë rreth orës 18:00. Të hënën pasi një punonjës i qytetit dëgjoi një thirrje për ndihmë nga pjesa e pasme e kamionit të parkuar, i cili me sa duket ishte braktisur për shkak të një problemi mekanik.

Reklama

Forcat e rendit arritën për të gjetur derën e pasme të rimorkios të hapur me dhjetëra trupa brenda, ndërsa të tjerët ishin shtrirë përtokë aty pranë.

Të mbijetuarit vuanin nga dehidrimi dhe nxehtësia – detaje dhe pamje nga vendi ku u gjetën të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas Të mbijetuarit vuanin nga dehidrimi dhe nxehtësia – detaje dhe pamje nga vendi ku u gjetën të paktën 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Temperaturat në San Antonio arritën në 103 gradë të hënën dhe Garduno tha se 67 emigrantë besohej se ishin futur në kamion.

Pas zbulimit të zymtë, hetuesit ishin në gjendje të gjurmonin regjistrimin e automjetit në një adresë të San Antonios që më pas e vunë nën vëzhgim.

Reklama

Ndryshe, viktimat besohet se kanë ardhur nga Meksika, Hondurasi, Guatemala dhe El Salvador. /Telegrafi/