LAJMI I FUNDIT:

Deshi të merrej me modelim dhe të bëhet terapeut, sot “peshon” 12 miliardë dollarë – kush është Jack Dorsey drejtori i dikurshëm i Twitter?

Deshi të merrej me modelim dhe të bëhet terapeut, sot “peshon” 12 miliardë dollarë – kush është Jack Dorsey drejtori i dikurshëm i Twitter?

Drejtori i dikurshëm i Twitter dhe njëherit drejtori aktual i Square, Jack Dorsey, pasuria e të cilit besohet se kap vlerën e 12 miliardë dollarëve, ka lindur në qytetin amerikan Saint Louis në shtetin Missouri.

Shumë vite para se Dorsey të bëhet gjigant i industrisë së teknologjisë, ishte një djalë i ri nga Saint Louis i cili është marrë me modelim dhe synonte të bëhet dizajner i modës apo terapeut masazhash, transmeton Telegrafi.


Tani kur 45-vjeçari dha dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Twitter, miliarderi me mjekër të gjatë do të ketë kohë të mjaftueshme që të merret me pasionin e tij – “mining” të bitcoin.

Dorsey themeloi kompaninë Twitter së bashku me partnerët Bizz Stone, Evan Williamson dhe Noom Glass gjatë verës së vitit 2006.

Megjithatë, Dorsey u bë fytyra mbrojtëse e kompanisë – ai bëri postimin e parë në këtë rrjet social dhe për një kohë të gjatë ushtroi postin e drejtorit, shkruan BBC.

Këtë post e kishte liruar përkohësisht në vitin 2008, për të krijuar aplikacionin për pagesa digjitale Square, që më vonë u rrit – duke u shndërruar në një kompani që kap vlerën e miliona dollarëve.

Shef i Twitterit u bë sërish në vitin 2015, pas largimit të drejtorit të atëhershëm Dick Costola.

Gjatë kësaj periudhe, Dorsey shfaqej kohë pas kohe që të merret në pyetje nga politikanët amerikanë, që para kamerave televizive e pyesnin për rolin e platformës në shpërndarjen e dezinformatave.

Eliott Managment, kompani investimesh që ka një përqindje të madhe të aksioneve në Twitter, i kishte bërë thirrje gjatë vitit të kaluar që të largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv të Tëitter.

Viteve të fundit, Dorsey ka shfrytëzuar platformën e rëndësishme që të prezantojë përparësitë e kriptovalutave – në veçanti të bitcoin.

Në vitin 2019, Dorsey zbuloi se po menaxhon stresin përmes një diete të rreptë dhe ushtrimeve fizike, sikurse edhe meditimit që thotë se i ndihmoi shumë.

Madje pranoi se koha e vetme kur ai shijon ushqimin është darka – kurse gjatë fundjavës nuk ha fare.

Pretendon se nuk bën dush me ujë të nxehtë dhe se preferon ecjen nga shtëpia në drejtim të vendit të tij të punës – me shpresën se kjo do ta ndihmojë të ketë një mendje më të kthjellët.

Rutina i bën ditët më të gjata dhe pranon se është në gjendje të “shkyçet” që të “ngopet” gjumë çdo natë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori