Mbrëmë (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është martuar Gjesti me Egli Takon.

Ceremonia ka qenë e zjarrtë me këngëtarë Remzie dhe Nexhat Osmanin, derisa celebrimi u bë nga Ledion Liço.


Të ftuar kanë qenë edhe dy opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku si dhe disa ish-konkurrentë.

Foto: Screenshot/TikTok

Në një moment, Loredana Brati shihet duke hapur një shishe shampanjë për të hedhur nga Gjesti.

E në ato çaste reagoi menjëherë ish-banori Shkëlezen Oruçi, i cili ia largoi nga dora.

Foto: Screenshot/TikTok

Duket se e ka menduar këtë pasi një incident i tillë ndodhi në dasmën e Jozit me Loredanën.

Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit, gjë që e çoi edhe në spital për trajtim. /Telegrafi/