LAJMI I FUNDIT:

Deshi të bëjë fotografi nga treni në lëvizje në Tajlandë, bie dhe humb jetën turisti irlandez

Deshi të bëjë fotografi nga treni në lëvizje në Tajlandë, bie dhe humb jetën turisti irlandez

Turisti irlandez Patrick Ward, 45-vjeç, ka humbur jetën të martën në Tajlandë, pasi ra nga treni në lëvizje, ka njoftuar policia tajlandeze.

Ward, ka rënë nga treni në provincën Kanchabury në perëndim të Bangkokut, ku treni që lëvizte me shpejtësi të vogël, po kalonte pranë një rajoni piktoresk, transmeton Telegrafi.


Siç raporton CNN, zyrtarët e atjeshëm kanë njoftuar se Ward ka rënë derisa po ecte nga njëri vagon në tjetrin.

Ata gjithashtu bënë të ditur se pavarësisht se në pasaportë i shkruante se është nga Irlanda, bëhet fjalë për një burrë të lindur në Zelandën e Re.

Mediat lokale raportojnë se Ward ishte në tualet në tren, ku më pas hapi derën me qëllim që të shijoj peizazhin dhe të shkrep ndonjë fotografi, derisa po kalonte pranë shkëmbinjve të shpellës Krasae në provincën Kanchanabury – 145 kilometra nga Bangkoku.

Në ato momente ai kishte rrëshqitur nga treni që është mbi 75 vite i vjetër, që lëvizte në shinat e ndërtuara nga robërit e luftës në Luftën e Dytë Botërore.

Policia u informua shpejt për incidentin dhe ndihma e shpejtë bën të pamundurën për ta ndihmuar Wardin, por thjesht ishte shumë vonë. /Telegrafi/