LAJMI I FUNDIT:

Deshën t’ia vjedhin motoçikletën duke mos e ditur se është polic në rroba civile, hajnat e pësojnë shumë keq (Video, +18)

Deshën t’ia vjedhin motoçikletën duke mos e ditur se është polic në rroba civile, hajnat e pësojnë shumë keq (Video, +18)

Dy të rinj në Brazil kishte vendosur t’ia vjedhin motoçikletën një burri, por duket se ata nuk ishin informuar mirë për të dhe kështu në fund e paguan shtrenjtë.

Ata nuk i kishin bërë mirë llogaritë, pasi personin që tentuan t’ia vjedhin motoçikletën doli të jetë një polic në rroba civile, i cili i qëlloi me revole në momentin që ata u shfaqën të dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqen të rinjtë duke tentuar t’ia vjedhin motoçikletën një burri i cili kur e sheh se po i rrezikohet jeta, nxjerr revolen dhe fillon të shtie në drejtim të tyre.


Fillimisht ata habiten kur e kuptojnë se ai është i armatosur dhe qëndrojnë si të humbur, por në një moment fillojnë të vrapojnë ku njëri prej tyre arrin t’i shpëtojë vdekjes, kurse tjetri mbetet i shtrirë në tokë pasi goditet disa herë me plumba.

Nuk dihet saktë se në cilin qytet brazilian ka ndodhur ngjarja e as fati i hajnit të shtrirë në tokë, ndërsa policia ka njoftuar se kanë filluar hetimet për hajnin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori