LAJMI I FUNDIT:

Deschamps tregohet i ashpër kur zbulon arsyen e vërtetë pse Saliba nuk po luan për Francën

Deschamps tregohet i ashpër kur zbulon arsyen e vërtetë pse Saliba nuk po luan për Francën

Didier Deschamps ka dhënë një vlerësim të pamëshirshëm mbi arysen se pse William Saliba nuk po gjen hapësirat e duhura tek Franca.Saliba është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Mikel Artetës këtë sezon, teksa Arsenali po synon titullin e Ligës Premier.

23-vjeçari ka shkëlqyer për ‘Topçinjtë’ që prej rikthimit të tij në klub pas një periudhe huazimi në Francë tek Marseille.

Në një konferencë për shtyp sot (e hënë) para ndeshjes me Kilin, Deschamps ka shpjeguar arsyen pse Saliba nuk po luan.


Sipas 55-vjeçarit, mbrojtësi po bën gjëra që atij nuk i pëlqejnë dhe ishte një kritik i ashpër për paraqitjet e tij me kombëtaren.

“Ai po kalon një sezon të mirë, por ai gjithashtu po bën gjëra që nuk më pëlqejnë shumë. Për Francën, ai ka minuta të limituara këtu, por kur ai luan, gjërat nuk kanë shkuar aq mirë. Hierarkia nuk e favorizon atë për momentin, por ai është këtu”, ka thënë Deschamps.

“Dayot Upamecano ka pasur minuta dhe ndoshta William ka pasur më pak. Me disa lojtarë të caktuar, sigurohem që të insistoj, sepse mund të ketë mungesë vetëbesimi ose bllokada të vogla që mund të kalojnë me kohën”.

“Disa nuk kanë asnjë shqetësim, disa kanë nevojë për minuta. Ëilliam ka pasur më pak minuta, kështu që kjo nuk e lejon atë të jetë i qetë”, përfundoi Deschamps./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori