Momenti tronditës kapet nga kamerat e sigurisë teksa një derr i egër hyn në një dyqan çaji në Kinën lindore, duke trembur edhe shitësen aty brenda.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet e sigurisë tregojnë se si ‘bisha’ shkakton rrëmujë para punëtores e cila po bërtiste nga frika, ku më pas derri iu vërsul banakut ku ajo po qëndronte.


E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në qendrën e qytetit Nanjing.

36542702 9025891 image a 33 1607342588980

Derri i cili doli nga dyqani u kap nga policia, dhe u dërgua më vonë në një qendër për monitorimin e kafshëve të egra.

36541482 9025891 image a 24 1607341537618

Punëtorja e njohur me mbiemrin Shi, ishte e vetme në dyqan pasditen e 29 tetorit kur ndodhi incidenti. /Telegrafi/