LAJMI I FUNDIT:

Derrat mbylli autostradën

Derrat mbylli autostradën

Autostrada e cila kalon nëpër pjesën veriore të Londrës, është mbyllur të mërkurën për disa orë për shkak të derrave që kishin ikur nga një kamion, i cili kishte bërë ndeshje.

Nga kamioni kishin ikur disa dhjetëra derra, nga 82 sish sa kishin qenë në rimorkio të kamionit. Këto shtazë më pastaj kishin filluar të kullotnin pranë autostradës.

Rruga është mbyllur për shkaqe sigurie, pasi që autoritetet frikësoheshin se derrat do të mund të dilnin në rrugë. /Telegrafi/