Derkoski: Ndryshimet e Kodit zgjedhor të sillen sa më shpejtë që të implementohen në mënyrë të drejtë
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski në intervistë për MIA-n tha se edhe pse ende nuk janë shpallur, Komisioni përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat duhet të mbahen më 12 prill.
Në intervistën për AIM, Derkoski thotë se ndryshimet e paralajmëruara të Kodit Zgjedhor të cilat ende nuk janë në
procedurë kuvendore duhet të sillen sa më shpejtë që është e mundur që të ketë kohë të implementohen në mënyrë të drejtë.
“Grupin punues që e kryeson Ministria e Drejtësisë, tani më një periudhë të gjatë punon në disa ndryshime të Kodit zgjedhor, me qëllim që të implementohen disa vërejtje të misionit të OSBE-ODIHR, megjithatë edhe në disa vërejtje tjera të theksuara nga shumë faktorë të cilët marrin pjesë në proceset zgjedhore. Unë shpresoj se do të afrohet ndaj një fundi dhe se në kohë do të kemi përfundim që të mund edhe ne si KSHZ të mund në kohë të përgatitemi me ndryshimet e reja ligjore. Këto punë duhet të bëhen në kohë që të ketë kohë të mjaftueshme që të implementohen në mënyrë të drejtë”, ka thënë Derkovski.
Në intervistë kryetari i KSHZ-së u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë edhe sot përmes ueb-faqes së Komisionit të kontrollojnë nëse janë ose nuk janë në Listën zgjedhore dhe të mos e presin inspektimin publik.
“Nuk duhet që qytetarët ta presin inspektimin dhe tani mund në ueb faqen e KSHZ-së të kontrollohen nëse janë ose jo dhe nëse ka ndonjë problem ta zgjidhin në njësitë tona lokale, ose këtu në KSHZ ose mund të na shkruajnë lirisht në postën elektronike, do të thotë ne të intervenojmë, ta korrigjojmë këtë gjendje. Do të thotë bëhet fjalë edhe për të drejtë, megjithatë edhe për obligim të qytetarëve që të intervenojnë në listën e vetme”, theksoi Derkoski.
Me përgjegjësi pohon, siç thotë, se fantomë në listën zgjedhore nuk ka, por se në Listën zgjedhore ka shtetas të cilët kanë të mbushur 18 vjet dhe kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Të tjerë nuk ka sepse nuk mund edhe të ketë. Secili që merr shtetësi menjëherë regjistrohet në Listën zgjedhore. Në shtet janë dhënë diçka më shumë se dy milionë e 400 mijë shtetësi dhe ajo është lista, do të thotë numri prej një milionë e rreth 800 mijë është numër real i votuesve në Listën tonë zgjedhore”, thotë Derkoski.
Deri në mëngjes, kur e zhvilluam intervistën me Derkoskin, deri tek KSHZ-ja nuk ka pasur kërkesa të reja nga ministrat teknikë. Derkoski tha se nuk është në dijeni se do të ketë, por potencoi se para se të japë kërkesë duhet të bëhen konsultime që të mos bllokohet në labirintet juridike.
“Ndoshta do të ketë nuk e di në periudhën e ardhshme. Por edhe në seancë thash se është mirë të konsultohemi edhe ne dhe ata para se të bëjnë çfarë do hapi. Ndoshta nuk do të ketë nevojë të shkohet në këtë rrugë, ndoshta të zgjidhen problemet me bisedë. Shpresoj se nuk do të ketë shumë raste të tilla”, tha Derkoski.
Për rrezikun që në zgjedhje të ketë jehonë më të vogël, kryetari i KSHZ-së konsideron se qytetarët duhet të shkojnë të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, sepse vetëm njëherë në 3-4 vite mund ta bëjnë këtë./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE