LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Lista Zgjedhore asnjëherë nuk do të jetë e pastër

Derkoski: Lista Zgjedhore asnjëherë nuk do të jetë e pastër

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski shpreson se në zgjedhjet që vinë nuk do të ketë keqpërdorime të letërnjoftimeve për votim.

Ai thotë KSHZ-ja e ka për obligim t’ju mundësojë qytetarëve të drejtën e votës, ndërsa lista zgjedhore, sipas tij, asnjëherë nuk do të jetë e pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Që kur jemi në KSHZ, s’kemi rast të përdorimit apo keqpërdorimit të letërnjoftimeve dhe të dokumenteve personale. Shpresoj se edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor nuk do të ketë. Obligimi ynë është të organizojmë zgjedhje, ku çdo qytetar do të realizojë të drejtën e votës, pas e bërë dikush tjetër në vend të tij. Lista Zgjedhore vazhdimisht po përditësohet dhe pastrohet. Asnjëherë s’do të jetë i pastër, për shkak se për çdo ditë ka njerëz që fitojnë të drejtën e votës dhe që fshihen”, tha Derkoski.

Ai garantoi se në Listën Zgjedhore ka vetëm qytetarë nga Maqedonia e Veriut, me të drejtë vote./Telegrafi/