LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: KSHZ-ja është e gatshme të zbatojë zgjedhje edhe me lista të hapura

Derkoski: KSHZ-ja është e gatshme të zbatojë zgjedhje edhe me lista të hapura

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i gatshëm të zbatojë zgjedhje parlamentare për çdo model për të cilin është arritur marrëveshje midis partive politike, përfshirë edhe modelin me lista të hapua zgjedhore, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ai tha se KSHZ-ja si institucion është e gatshme të zbatojnë atë për të cilën merren vesh partitë politike, përcjell TelegrafiMaqedoni.

Lidhur me atë cili model zgjedhor, sipas tij, do të ishte më i miri, Derkovski theksoi se mendimi i tij nuk është relevant, sepse kjo është marrëveshje e partive politike.

Kryetari i KSHZ-së potencoi edhe se Lista Zgjedhore është në rregull dhe se në të nuk ka të ashtuquajtur votues fiktiv.

“Kjo është një materie që vazhdimisht pastrohet dhe përpunohet. Siç i marrim të dhëna nga MPB-ja në nivel tremujor, ashtu edhe i përpunojmë. Kuptohet se në listë ku ka mbi 1,8 milionë zgjedhës do të mund të gjindet ndonjë mospërputhje, por e gjithë kjo është reduktuar në një kornizë të arsyeshme. Ne vazhdimisht punojmë dhe në këtë moment kur është periudhë e zbrazët dhe nuk ka zgjedhje punojmë në pastrimin e Listës Zgjedhore”, tha Derkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të Raportit për monitorim të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 të zbatuar nga ana e vëzhguesve me aftësi të kufizuara, raporton KOHA.

Kryetari i KSHZ-së theksoi edhe se institucioni i angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve ka parashtruar edhe propozime të caktuara në pajtim me rekomandimet paraprake të OSBE-së dhe ODIHR-it për përmirësim teknik të procesit zgjedhor./Telegrafi/