LAJMI I FUNDIT:

Derivatet “Shell” tani gjenden vetëm në “AL Petrol”

Derivatet “Shell” tani gjenden vetëm në “AL Petrol”

Kompania “AL Petrol” ka nënshkruar të premten marrëveshje me kompaninë e mirënjohur ndërkombëtare “Shell”, për t’i shitur derivatet e saj në të gjitha pikat e saj në vend.

Drejtori i kompanisë, “AL Petrol” Latif Kryeziu tha se nga sot kompania “Shell” 99 për qind e konsumatorëve në Kosovë do i furnizoj me derivate të cilësisë më të lartë botërore.

“Shell do t’iu furnizon 99 për qind me karburant që furnizon Formula 1 Ferrari, Shell është prezent sot në shtetin më të ri Republikën e Kosovës dhe me këtë ne mburremi që Shell të jetë në Kosovë dhe të furnizon të gjithë konsumatorët, të gjithë popullin e Kosovës, ambasadat, institucionet, KFOR-in, EULEX-in me derivatet me cilësisë më të lartë botërore”, tha ai.

Sipas tij, kompania e derivateve “AL Petrol” konsumatorë e saj për 30 vite iu ka shërbyer me karburante të kualitetit të lartë.
Kryeziu bëri të ditur se të gjithë shoferët e Kosovës do të mund të furnizohen me derivatet e “Shell” në të gjitha pikat nëpër botë përmes kartelës që do e marrin në Kosovë.

Kurse, menaxheri i kompanisë së derivateve “Shell”, Vim Riegman tha se nga sot të gjitha pikat e shitjes së “AL Petrol” do të kenë brendin “Shell”.

“Derivatet që do të jenë në pikat e shitjes do të përmbahet në standardet më të larta të Shell-it, oferta e re e derivateve është e dizajnuar me iu sjell efiçiencë dhe kjo nuk do të sjell vetëm efiçiencë por edhe përformancë, ne nuk jemi të interesuar për të nënshkruar një kontratë por jemi të interesuar me hap pikën tonë të parë në Kosovë që konsumatorët e Kosovës do të mësohen me derivatet shumë kualitative”, tha ai.

Sipas Riegman kompania e derivateve “Shell” në prill të këtij viti do të hapë edhe pikën e saj të shitjes së derivateve në Kosovë.
Kompania e derivateve “Shell” është e prezent me 80 vende të botës dhe iu shërben rreth 30 milionë klientëve çdo ditë nëpër pikat e shitjes.

“Shell” është kompania e derivateve më e madhe në botë që posedon mbi 43 000 pika në 5 kontinente, dhe me rreth 30 milion konsumatorë në ditë /Telegrafi/