LAJMI I FUNDIT:

Derisa Tyson Fury po e fyente në fytyrë, Oleksandr Usyk pranoi një telefonatë në “Tottenham Hotspur Stadium”

Derisa Tyson Fury po e fyente në fytyrë, Oleksandr Usyk pranoi një telefonatë në “Tottenham Hotspur Stadium”

Oleksandr Usyk mori në mënyrë sensacionale një telefonatë gjatë përplasjes së tij me Tyson Furyn në ring.

Gyspsy King u rikthye në ringun e boksit për t’u përballur me 38-vjeçarin Derek Chisora ​​për herë të tretë në karrierën e tij.

Britaniku arriti të fitonte në stadiumin e “Tottenham Hotspur”, pasi Fury dominues i dha fund luftës, nëntë sekonda në raundin e 10-të.


Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk përballen

Fitorja ndaj Chisoras ​​duket se ka krijuar një ndeshje perfekte mes Furyt dhe Oleksandr Usyk për titullin e padiskutueshëm që të dy aktualisht mbajnë. Me dyshen duke u takuar në ring dhe duke shkëmbyer fjalë pas fitores së 33-të të Fury në karrierën e tij.

Fury u ngjit mbi litarët e ringut për t’u përballur me Usyk, duke sharë ukrainasin dhe duke bërtitur në fytyrën e tij, gjë që dukej se turma e pëlqente.

Pavarësisht veprimeve dhe ulërimave të Furyt për të shkaktuar frikë tek Usyk, ukrainasi dukej i qetë dhe i patrazuar dhe madje vazhdoi të bënte një telefonatë jashtë ringut dhe madje bëri një selfie në ring, ndërsa Fury festonte para kamerave.

Fury vendosi ta kthejë vëmendjen te Joe Joyce kur kampioni i peshave të rënda të WBO hyri në ring.

“Unë mendoj se Joe Joyce është një luftëtar. Nëse ky lepur i vogël nuk e dëshiron dhe nuk mund ta përballojë, le ta zhvillojmë unë dhe ti, vëllai im, në Wembley”, ka thënë ukrainasi.

Joyce është aktualisht kampioni i peshave të rënda të WBO-së, pasi mundi Joseph Parker në shtator.

Nuk ka dyshim se Fury do të luftojë sërish vitin e ardhshëm për të mbrojtur rripat e tij, është vetëm çështje se kush do të jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori