Deri të hënën kërkesa për subvencione për sipërfaqe bujqësore prej 10 deri 50 ha
Të hënën (31 dhjetor) skadon afati për parashtrim të kërkesës për pagesa të drejtpërdrejta për pagesa shtesë të drejtpërdrejta nga nënmasa 1.1 për sipërfaqe të përpunueshme bujqësore me madhësi prej 10 deri 50 hektarë, kumtoi sot Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesat shtrohen në shkrimtoren e AMFBZHR, personalisht apo me postë. Formulari për parashtrim të kërkesave si dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të merret në Agjenci apo të zbritet nga web-faqja: www. iparda.gov.mk në fushën 'Pagesa të drejtpërdrejta 2016'-'Formularë'. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































