LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani janë vaksinuar 37.189 persona me vaksinat kundër fruthit në Maqedoni

Deri më tani janë vaksinuar 37.189 persona me vaksinat kundër fruthit në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se që nga fillimi i epidemisë së fruthit në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me vaksina MRP 37.189 persona të moshës deri më 14 vjet.

Prej tyre, 16.935 janë vaksinuar në rrethinën e Shkupit. Gjatë javës së kaluar në Shkup janë vaksinuar 28 fëmijë, ndërsa në pjesë tjera të vendit janë vaksinuar gjithsej 691 fëmijë.


Që nga dhjetori i vitit 2018 janë regjistruar gjithsej 1.898 raste të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/