Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Zyra për media e Policisë së Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 186.


“Ju informojmë se situata epidemiologjike në Policinë e Kosovës deri me datë 24.08.2020 është si në vazhdim;518 të infektuar qe nga fillimi i pandemisë, 186 aktive me COVID-19, 310 të shëruar, 417 ne vetëizolim / të dyshimtë me COVID-19, 9 të hospitalizuar 7 të vdekur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

policia ne kontrollin e masave per bartjen e maskave covid19 foto Ridvan Slivova 2 Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova)

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekjes.

Aktualisht, raste aktive janë 3 mijë e 410.

policia duke kontrolluar qytetaret per kohen e levizjes pandemia koronavirus covid 19 foto Ridvan Slivova 2 Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv./Telegrafi/