eksperti-banner

Deri sot në orën 14, gjithsej 540 qytetarë të Republikës së Maqedonisë të cilët janë përkohsisht ose të shpërngulur jashtë vendit kanë shfrytëzuar mundësinë e paraqitjes tek KSHZ-ja përmes aplikacionit elektronik në web faqen e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja njofton, se 217 paraqitje janë pranuar, 19 janë refuzuar ndërsa 304 janë në fazën e përpunimit.


Paraqitja e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje do të zgjatë deri më 11 nëntor të vitit 2016./Telegrafi/