LAJMI I FUNDIT:

Deri nesër do të dihet nëse do të ketë masa të reja kufizuese në Maqedoni

Deri nesër do të dihet nëse do të ketë masa të reja kufizuese në Maqedoni
Foto: AIM

Komisioni për Sëmundje Infektive më së voni deri nesër do të vendosë se a do të propozojë kthimin e masave kufizuese gjatë fundjavës së vazhduar, para festes krishtere Dita e Shpirtrave.

“Vendimin do ta marrim në ditët në vijim, sigurisht deri të enjten, duke pasur parasysh se të premten është festë, kur mund të ndodhë që qytetarët të mos i respektojnë masat parandaluese. Sa i përket asaj se si do të realizohet, sigurisht do të shqyrtohen mirë rajonet, dhe për këtë do të bisedojmë me persona përgjegjës në MPB, të cilët eventualisht do ta organizonin gjithë këtë. Deri të enjten do të merret vendim definitv për atë se si do të organizohet lëvizja gjatë fundjavës”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.


Ai dërgoi porosi deri te qytetarët se injorimi i virusit dhe mohimi se ai ekziston, nuk do të ndihmojë në tejkalimin e kësaj gjendje dhe edhe një herë bëri thirrje që të respektohen masat parandaluese – mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe pastrimi i shpeshtë i duarve.

Ministri Filipçe potencoi se sistemi ynë shëndetësor ka kapacitet që të përballet me valën e re të sëmundjes.

“Sipas tij ka dallim thelbësor e mes valës së parë dhe kësaj vale. Atëherë, theksoi, nuk e dinim se çka mund të presim, nuk e dinim sa mund të zgjerohej virusi, kishte shumë të panjohura dhe për vetë virusin nuk e dinim sa mund ta ngarkojë sistemin shëndetësor”, theksoi Filipçe, i cili potencoi se tani saktë e dinë se çka po ndodh.

Sa i përket të infektuarve të rinj në Shtip, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor informoi se në atë qytet janë mbyllur gjashtë konfeksione, janë dhënë 55 vendime për vetizolim, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të testohen gjithsej 600 të punësuar. Deri më tani janë bërë 100 testime.

Në Tetovë janë dhënë tetë vendime për pacientë të diagnostikuar pozitivë, 54 për kontakte të tyre dhe ka informacione për një vatër të re, një pozitiv me vendim për vetizolim, ndërsa po bëhet anketa te 40 të punësuar. Bëhet fjalë për subjekt juridik në Tetovë, informoi ministri Filipçe.

Sa i përket aktiviteteve në vende të tjera, ai theksoi se prej dje ka 12 të regjistruar pozitivë nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, prej të cilëve 11 janë nga Likova. Sa i përket Likovës, Çairit dhe Studeniçanit, Filipçe theksoi se të diagnostikuarit janë në kuadër të dhjetë familjeve.

Një numër i madh i kontakteve nga gjithsej të diagnostikuarit janë në kuadër të dhjetë familjeve, dhe këtu po bëhen intervista, po vendosën njerëz në izolim, dhe po testohet sipas rrezikut të cilin epidemiologët e vlerësojnë nga anketat”, shtoi Filipçe.

Në mesin e të infektuarve të rinj është edhe një polic kufitar, i cili ishte në detyrë në kufirin jugor të shtetit tonë, pas kthimit në Hungari ishte testuar dhe është pozitiv në virusin korona.

Pardje ishin bërë anketa për tridhjetë policë të huaj në kufirin jugor dhe 30 tanë, të cilët kishin kontakt me policin. Anketat kanë përfunduar dhe janë dhënë vendime për izolim.

Pozitivë në Kovid-19 janë edhe dy përkëdhelëse dhe tre të punësuar në një shtëpi të pleqve në Çento dhe Kadino.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se në takim, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive miratuan vendim për t’u testuar të gjithë sportistët para fillimit të sezonit, si dhe ata që janë të përfshirë në trajnime.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori