Njësia e deminerëve të FSK-së është një nga Njësitet e Specializuara të Ushtrisë së Kosovës, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme, për të krijuar një ambient të sigurt për qytetarët. Vetëm brenda tre muajsh ata kanë eliminuar afër tre mijë mjete të rrezikshme, ndërsa synojnë që të gjitha fushat e minuara t’i pastrojnë deri në vitin 2024.
Njëra prej kazermave më të mëdha të Forcës së Sigurisë së Kosovës ndodhet në Ferizaj.
E në këtë park zhvillohet punë 8 orëshe çdo ditë nga një kompani e pjestarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Bëhet fjalë për Kompaninë e Deminimit të FSK-së.
Përpara se të nisin aktivitetet e ditës nga eprori pranojnë vetëm një pyetje, “efekt-a jeni të gatshëm’.
E kur gjithçka duket se është në rregull, marrin komandën për tu pajisur, prej ku do të vazhdojnë në zonat e dyshimta, ‘efekt pajisuni’.
Gjithë këta pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës, vazhdojnë rrugën drejt zonave të cilat ende konsiderohen të rrezikshme.
Pas pak qastesh dëgjohet një sinjal, është treguesi që të gjithë pjestarët mund të fillojnë me deminimin, ‘efekt pip pip filikaqa’.
Si rrjedhojë, me lokatorë në dorë, që është pajisja e këtyre të fundit, deminerët vazhdojnë punën.
Brenda 3 muajsh, deminerët e FSK-së kanë larguar rreth 2070 mjete të rrezikshme vetëm nga Parku i Lirisë në Ferizaj, duke bërë kështu ambientin më të sigurt për qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq që nga paslufta konsiderohet se mbi 90 mijë mjete të rrezikshme janë demoluar nga Republika e Kosovës.
Se çfarë mjetesh të rrezikshme janë gjetur këtu, rrëfen rreshteri Afrim Qusaj.
“Shumica janë projektlia dhe murtaja, janë të kalibrave të ndryshme, janë prej 10 mm deri 125 mm, këto mjete nuk janë të kësaj lufte por të luftës së dytë botërore”, ka thënë Qusaj.
Pak më tutje, këta deminerë kanë zbuluar numër të madh të mjeteve të rrezikshme.
Vetëm në këtë gropë janë identifikuar 1500 të tilla, teksa pjesa tjetër nëpër pjesë të tjera në këtë mal.
Ndërkohë sipas ushtarakut Afrim Qusaj, këto mjete shkatërrohen diku tjetër.
“Nuk mundemi këtu me bë demolimin për arsye se ka shtëpi, lëvizje, njerëz dhe nuk duam të krijojmë panik, bëjmë një tërheqje nga ky vend, pra i kemi transportuar në Bobajbog në Gjakovë dhe atje janë demoluar në bashkëpunim me Kforin.”, ka shtuar Qusaj.
Por kjo zonë nuk është e vetmja ku Deminërët e FSK-së kërkojnë për mjete të rrezikshme.
Një pjesë e madhe e tyre janë pastruar teksa të tjera po presin të pastrohen.
“Me kasetbomba kanë qenë diku rreth 1300 zona tash kanë mbet 45 fusha, ndërkaq me mina kanë qenë 620 tash kanë mbet 28 fusha dhe 4 fusha kanë mbet me kasetbomba dhe me mina”, ka theksuar rreshteri Qusaj.
Kompania e Deminimit e FSK-së si njësi e specializuar, ka një bashkëpunim të mirë edhe me KFOR-in, ndërsa thonë se edhe janë të pajisur shumë mirë në aspektin teknik. Gjithashtu edhe ushtarët e kësaj kompanie janë të specializuar në këtë fushë.
Qëllimi i kësaj njësie është që deri në vitin 2024 të arrijë përmbushjen e misionit për eleminimin e mjeteve të rrezikshme në tërësi.
Gjatë periudhës kur deminerët nuk janë në teren, ata kanë mision vetëdijësimin e qytetarëve, i cili nëpër shkollat e Kosovës pritet të vazhdojë nga nëntori./Portali D/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Mbytja e turistes gjermane, kërkohet ndalimi i hyrjes së turistëve në kanionet e Shqipërisë pa mjetet e sigurisë dhe guida të licencuara

Presidentja hungareze fjalim në Kuvendin e Shqipërisë: Paqja dhe siguria e Evropës varet nga Ballkani Perëndimor

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që "do t’u bëj keq"

Tensionet në Mitrovicë - përveq veriut po protestohet edhe në jug

Telegrafi

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës