LAJMI I FUNDIT:

Deri në tri orë pritje për tu testuar për COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Deri në tri orë pritje për tu testuar për COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka pritje të gjata për qytetarëve për t’u testuar me metodën RT-PCR, derisa situatë tjetër është në qendrën COVID-19 të Prishtinës në lagjen Emshir.

Me rritjen e rasteve është shtuar edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar për coronavirus.


Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për t’u testuar me metodën RT-PCR qytetarët duhet të presin nga 10-15 minuta.

Për qytetaren Zylfija Pllana kjo pritje nuk është e gjatë dhe se procesi shkon shumë mirë.

“E kam pasur një person ën familje me coronavirus dhe dua ta përsëris testin. Gjithçka mirë shkon”, deklaroi për RTV Dukagjinin Zylfija Pllana.

Por as Brunilda Vogli nuk priti gjatë për t’u testuar në IKSHPK.

“Procesi nuk zgjati shumë. Pritëm pak në radhë dhe gjithçka shkoi në rregull”, shprehet Vogli, përcjell Telegrafi.

Por pritje më të gjata qytetarët kanë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.

Në këtë qendër testohen qytetarët për coronavirus me teste rapide.

Mirëpo për të kryer këtë testim dikujt i është dashur të priste tri orë.

“Procedura e testimit zgjat mjaft shumë. Që tri orë jam këtu duke pritur. Masat mirë i respektojnë por ka mjaft shumë njerëz që duan të testohen”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar për coronavirus mbi 12 mijë e 400 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori