LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të vitit, Nissan do t’i sjellë tre SUV të ri

Deri në fund të vitit, Nissan do t’i sjellë tre SUV të ri

Në mesin e tyre edhe një hibrid, që do ta lansojë gjatë muajit shtator

Që të përshtatet sa më shumë me kërkesat e tregut, Nissan ka vendosur që të punojë më shumë në makina të reja SUV, transmeton Telegrafi. Andaj, deri në fund të vitit, pritet t’i sjellë tre SUV të, ri në mesin e të cilëve edhe një hibrid.

Nissan Kick ishte crossoveri që është shitur në masë të madhe gjatë vitit të kaluar, duek lënë të kuptohet se kërkesa për këtë lloj veturash është shumë e madh.

Gjatë muajit shtator, kur do të zhvillohet Paris Motor Show do të lansohet gjenerata e re e Qashqai, një hibrid i ri që ngjanë shumë me modelin Juke. Kjo makinë, do ta ketë platformën e njëjtë me Mitsubishi Outlander, që është nëj hibrid i cili mbushet me rrymë.

Brenda këtij viti, Nissan do ta sjellë edhe X-Trail, që është i njohur më shumë si Nissan Rogue, ndërsa ishte shumë i kërkuar në tregun e Shteteve të Bashkuara. Lidhur me këtë model, nuk janë dhënë specifika, se si mund të duket apo çfarë do të përmbajë.

Ariya SUV Concept që është shfaqur në Tokio të Japonisë, është makina e tretë SUV nga Nissan që do të jetë një makinë e cila mbushet me rrymë, ndërsa do të ketë edhe teknologji të lartë. /Telegrafi/