Deri në fund të vitit 2019 duhet të plotësohen kushtet për kategorizimin e qumështit në Maqedoni

Deri në dhjetor të vitit 2019 të gjithë mbarështuesit e lopëve duhet t’i përmbushin kushtet për kategorizimin e qumështit në pajtim me standardet e BE-së.
Procesin që e zbaton Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), filloi në gjysmën e dytë të vitit 2015, ndërsa përfshin përshtatje të prodhimtarisë në lidhje me tre tre parametra kyçe: infrastrukturë, higjienë (të objektit, grumbullim dhe transport të qumështit) si dhe kritere për qumësht të papërpunuar (numri i plotë i mikroorganizmave dhe qelizat somatike), njofton Tv21.
“Përderisa pas vitit 2019 disa nga prodhuesit nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të mund ta shesin qumështin në kapacitetet e përpunimit”, thonë nga Sektori për shëndetësi publike veterinare pranë AUV-së.
Për momentin, me sjelljen e rregulloreve, legjislativi evropian tërësisht është transferuar në Maqedoni. Numri i përgjithshëm i mikroorganizmave në një mililitër qumësht në 30 gradë celsius duhet të jetë deri ose më pak se 100.000, derisa i qelizave somatike deri ose më pak se 400.000.
“Një pjesë e prodhuesve e kënaqin këtë standard, ndërsa një pjesë presim këtë ta arrijnë në procedurën e kategorizimit. Mbarështuesit e lopëve janë të vetëdijshëm se kushtet duhet t’i plotësojnë”, theksojnë nga AUV.
Përveç kritereve për kategorizimin e objekteve dhe prodhimtarisë, fermat e lopëve duhet të plotësojnë edhe standarde për mirëqenien e kafshëve. Tani për tani, mbarështuesit i kënaqin kushtet minimale të përshkruara: mjedisi i përshtatshëm i llojit, ushqim cilësor dhe uji për pirje, si dhe sjellja humane ndaj kafshëve.
Mbarështuesit duhet të kenë edhe marrëveshje me shoqatën veterinare e cila e zbaton urdhrin vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve që nënkupton analizë të brucelozës dhe tuberkulozës. Në lidhje me regjistrimin dhe identifikimin, të gjitha kafshët duhet të shënohen, ndërsa pronari duhet në mënyrë të azhurnuar ta udhëheq ferm-regjistrin dhe të ketë kujdes në afatet e paraqitjes dhe lëvizjes së kafshëve.
Në Maqedoni janë evidentuar rreth 9.000 mbarështues të lopëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës