LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të shekullit, vera mund të zgjasë gjysmë viti – dhe ky nuk është një lajm i mirë

Deri në fund të shekullit, vera mund të zgjasë gjysmë viti – dhe ky nuk është një lajm i mirë

Nëse nuk merren masa serioze për të luftuar ndryshimin e klimës, vera mund të zgjasë gjysmë viti deri në fund të këtij shekulli, paralajmërojnë shkencëtarët në studimin e fundit.

Gjegjësisht, në 60 vitet e fundit, periudha e verës në të gjithë botën është zgjatur me një mesatare prej 17 ditësh.

“Verërat bëhen gjithnjë e më të ngrohta për shkak të ngrohjes globale, dhe dimrat po bëhen gjithnjë e më të ngrohtë”, thotë klimatologu Yuping Guan, transmeton Telegrafi.

Për disa, ideja e një periudhe më të gjatë vere mund të tingëllojë si një mundësi ideale për qëndrim më të gjatë në natyrë, por një sezon i zgjatur i verës mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë, mjedisin dhe bujqësinë.

Në atë rast, do të kishte më shumë valë të nxehtësisë dhe më shumë sëmundje të transmetuara nga mushkonjat, dhe sezoni i alergjive do të zgjaste edhe më gjatë.

Vera zgjat më shumë

“Pranvera dhe vera fillojnë më herët, dhe vjeshta dhe dimri më vonë. Midis 1952 dhe 2011, kohëzgjatja e periudhës së verës u rrit nga 78 në 95 ditë, dhe pranvera, vjeshta dhe dimri u ulën nga 124 në 115, 87 në 82 dhe 76 për 73 ditë”, tha studimi.

Temperaturat globale të detit dhe tokës vazhdojnë të rriten në krahasim me mesataren.

Hera e fundit që temperaturat vjetore globale ishin nën mesataren ishte në fund të viteve 1970, që do të thotë hera e fundit që ishte më e ftohtë sesa normalisht më shumë se 40 vjet më parë, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës të SHBA (NOAA).

Hulumtimi thekson se vera deri në fund të këtij shekulli, nëse nuk bëhet asgjë në drejtim të emetimeve të gazeve serë dhe luftimit të ngrohjes globale, mund të zgjasë të paktën gjysmë viti.

E dëmshme për bujqësinë

Një verë që zgjat gjysmë viti mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në bujqësi. Nëse pranvera fillon një muaj më parë, mund të ketë humbje katastrofike të të korrave.

“Për zonat e musoneve, për shembull, një ndryshim i stinëve mund të ndryshojë fillimin e periudhës së musoneve. Kjo do të thotë që edhe modelet e shiut muson po ndryshojnë. Ndryshime të tilla mund të mos jenë në përputhje me rritjen e kulturave”, tha Guan për CNN.

Disa bimë, prodhojnë polen që shkakton alergji tek njerëzit. Me një periudhë më të gjatë të temperaturave të ngrohta, ata do të prodhonin polen për një kohë më të gjatë dhe në sasi më të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori