Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri, nxitur nga paqëndrueshmëria në rritje, dhuna dhe mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin 12-vjeçar, tha i dërguari i posaçëm për Sirinë në Kombet e Bashkuara.
Geir Pedersen tha para Këshillit të Sigurimit se përveç dhunës nga konflikti në Siri, sirianët tani po përballen “me mundësinë e tmerrshme të një përshkallëzimi të mundshëm më të gjerë” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Sirisë dhe veprimeve hakmarrëse izraelite që po vazhdojnë.
“Përhapja [e luftës] në Siri nuk është vetëm rrezik, por veçse ka filluar”, tha i dërguari i OKB-së për Sirinë.
Pedersen përmendi sulmet ajrore, që i janë atribuuar Izraelit, të cilat kanë goditur disa herë aeroportet në Alepo dhe Damask, dhe sulmet hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara pasi Uashingtoni tha se herë trupat e tij u sulmuan “nga grupe që pretendoi se mbështeten nga Irani, përfshirë në territorin sirian”.
Me rajonin “që është i tensionuar dhe i rrezikshëm” ai tha se “po hidhet më shumë benzinë në zjarrin që veçse ka filluar të ndizet” në Siri, shtet që ka përjetuar rritje të dhunës edhe para 7 tetorit.
Ai tha se numri i sirianëve të vrarë, plagosur dhe zhvendosur është më i lartë që nga viti 2020, duke theksuar se janë rritur sulmet në zonat e kontrolluara nga Qeveria.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, akuzoi “grupet terroriste”, disa prej të cilave mbështeten nga Siria dhe Irani, se po kërcënojnë që të zgjerojnë konfliktin në Gazë duke “përdorur territorin e Sirisë për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit”.
Ajo po ashtu akuzoi Sirinë se po lejon Iranin dhe grupet terroriste që të përdoren aeroportet ndërkombëtare siriane për qëllime ushtarake.
“SHBA-ja i ka paralajmëruar të gjithë aktorët që të mos tentojnë të shfrytëzojnë situatën në Gazë për të zgjeruar dhe thelluar konfliktin. Ne e kemi bërë të qartë se do të përgjigjemi ndaj sulmeve mbi personelin tonë dhe ndërtesat në Siri”, tha ajo.
Në Këshillin e Sigurimit, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë po ashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar pasi tha se ky armëpushim “është shndërruar në çështje jetë a vdekje për miliona” persona.
Izraeli po vazhdon operacionet në Gazë me qëllim që të mposhtë Hamasin, pasi grupi militant palestinez kreu sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.400 persona – shumica civilë – dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 8.000 persona. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos