LAJMI I FUNDIT:

Dërgoni fëmijët në shkollën e muzikës, ndoshta mund të gjejnë flori në piano siç ka ndodhur në Britani (Foto)

Dërgoni fëmijët në shkollën e muzikës, ndoshta mund të gjejnë flori në piano siç ka ndodhur në Britani (Foto)

Gjashtë kilogramë ari janë gjetur rastësisht brenda një pianoje në një shkollë në Angli, por nuk dihet se kujt i përkasin 913 monedhat e arta.

Ari ishte zbuluar gjatë vitit të kaluar, kur pianoja u dërgua për akordim në qarkun Shropshire të Anglisë. Brenda saj gjendeshin 913 monedha të arta dhe monedha tjera të riformuara të shekullit 19 dhe 20, të kohës së mbretëreshës Victoria dhe mbretërve Edëard VII dhe George i V, transmeton Telegrafi.


Prokurori John Ellery ka pranuar se edhe pas përfundimit të hetimeve “nuk është duke e ditur” se kush i kishte fshehur monedhat në piano. Ai nuk ka saktësuar vlerën e arit duke thënë se bëhet fjalë për një pasuri që mund t’ia “ndryshojë jetën njeriut”.

Shkolla ku është gjetur pianoja dhe akorduesi, mund të presin të jenë fituesit më të mëdhenj të çmimit.

Gjatë vitit të kaluar kjo piano i është dhuruar si donacion shkollës, kurse pronarët e mëhershëm nuk e dinin se ishte fshehur në të.

Ata kanë deklaruar se janë të lumtur që shkolla do të marrë paratë, por shprehin keqardhje që nuk kanë arritur të gjejnë pronarin e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori