LAJMI I FUNDIT:

Dërgoi veturën në kontroll, i kthehet me qeska kokaine dhe kanabisi (Foto)

Dërgoi veturën në kontroll, i kthehet me qeska kokaine dhe kanabisi (Foto)

Russell Page nga Surrey i Anglisë, që kishte dërguar makinën për kontroll, është befasuar kur iu kthye dhe gjeti brenda disa gjëra të pazakonta.

Disa qeska me kokainë dhe kanabis, si dhe një shishe verë gjysmë e zbrazur, ishin gjërat që dyshohet se janë lënë aty nga ndonjë punonjës, transmeton Telegrafi.

“Kam fëmijë dhe ata mund të binin në kontakt me këto substanca, po që se nuk do të gjeja i pari”, ka thënë Page lidhur me rastin.

Kompania që kreu kontrollin ka kërkuar falje, ndërsa po bëhen hetime për punonjësin që dyshohet se bëri xhiro me veturë dhe i harroi më pas këto gjëra. /Telegrafi/