Në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, njoftuan sot dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të dy padive të veçanta kundër marrëveshjes së firmosur muajin e kaluar në Romë, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Të dyja palët kanë kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin në parlament të kësaj marrëveshjeje, dhe deklarimin e saj si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit
Marrëveshja e 6 nëntorit mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon ngritjen e dy qendrave për pritjen e migrantëve të cilët nisen nga brigjet e Afrikës Veriore dhe kapen në det të hapur, nga mjetet lundrues italiane. Në qendrën e parashikuar në portin e Shëngjinit do të duhet të bëhet regjistrimi i tyre, ndërsa në atë që pritet të ngrihet në Gjadër, me kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, ata do të qëndrojnë ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë kërkesat e tyre. Një procedurë e parashikuar të mos zgjasë më shumë se një muaj.
Marëveshja provokoi debate të shumta politike, me opozitën e të dy vendeve që e kundërshtuan atë duke ngritur pikëpyetje. Në Shqipëri, siç dhe kishin paralajmëruar, përfaqësuesit e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, në duart e së cilës ka tanimë dy padi, me të njejtën kërkesë. Si Partia Demokratike e zotit Basha, po ashtu dhe deputetët të cilët janë rreshtuar krah ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, kërkojnë që marrëveshje të shpallet në shkelje të Kushtetutës.
“Kërkojmë, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, shpjegoi nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.
Po ashtu të dyja palët kërkojnë që të mos vijohet me ratifikimin e dokumentit në parlament. “Kemi kërkuar dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në dalje nga Gjykata Kushtetuese, Lindita Metalia, një nga firmëtaret e padisë së dorëzuar nga mbi 28 deputetë.
Aktualisht, marrëveshja ka hyrë në procedurat e diskutimit në komisionet parlamentare, ndërsa votimi i saj, është parashikuar më datë 22 dhjetor. Hapësira kohore duket e shkurtër, që Gjykata Kushtetuese të mund të ndërhyjë për të bllokuar procesin parlamentar.
Të dyja paditë flasin për shkelje të shumta, sipas opozitës. Marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës.
Territori ku do të duhet të ngrihen qendrat, do të njihet si nën jurisdiksionin italian, Një gjë e tillë shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.
Po ashtu, në paditë drejtuar Gjykatës, sillen dhe argumenta të tjerë, që nga cënimi i të drejtave për të huajt, i të drejtës për mbrojtje ndërkombëtare, apo dhe momente të tjera që konsiderohen si shkelje dhe të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.
Marrëveshja shihet si një përpjekje e qeverisë italiane për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar trysninë mbi qendrat e pritjes në territorin e saj.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar thjesht si një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik, siç është Italia, duke pretenduar se e gjithë kjo zhurmë bëhet, sipas tij, për faktin se për herë të parë një marrëveshje e tillë nënshkruhet me një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Dokumenti nuk ka hasur vetëm në kundërshti politike, por dhe organizma të shumtë që meren me të drejtat e njeriut apo të emigrantëve kanë ngritur një seri shqetësimesh./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë