Sulmi terrorist i Banjskës po vazhdon të hetohet në detaje nga Prokuroria Speciale. Materialet e shumta, por edhe dërgimi i disa provave jashtë vendit për ekzaminim, duket se do t’ia vonojnë paksa prokurorisë ngritjen e aktakuzës.
Kur kanë kaluar rreth pesë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale po vazhdon akoma hetimet.
Ngritja e aktakuzës duket se Prokurorisë do t’i marrë edhe pak kohë.
Shkak është bërë edhe dërgimi i disa provave për ekzaminim jashtë vendit.
“Përveç hetimeve që i zhvillon në këtë rast prokuroria, ka edhe elemente të tjera si mjetet të cilat janë konfiskuar duhet të kalojnë përmes laboratorëve të cilët fatkeqësisht në Kosovë nuk janë duke funksionuar dhe duhet që këto të shkojnë në shtete të tjera, nënkupton se mund të zgjatet edhe hetimi por mund të zgjatet edhe koha deri kur mund të ngritet aktakuza”, ka thënë për RTV Dukagjinin Ehat Miftaraj nga IKD.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala që tani është avokat, tregon se Prokuroria mund të marrë edhe deri në tri vite kohë për ngritje të aktakuzës.
“Nëse do ta kishim një aktakuzë të shpejtë, atëherë vërtetë nuk do të ishte e përgatitur dhe e argumentuar siç e përcakton Kodi i Procedurës Penale. Prandaj duhet t’i ketë Prokuroria Speciale duart e lira dhe të punoj me profesionalizëm dhe kur t’i mbledhë të gjitha provat, atëherë ta ngritë akuzën, e jo ta ngritë aktakuzën me gjysmë prova apo edhe me supozime. Nëse bindet se është e nevojshme t’i jepet edhe kjo mundësi, atëherë prokurorit mund t’i jepet afat edhe një vit, pra tri vite zgjatë procedura hetimore”, ka deklaruar Hasan Shala – ish-kryetar i Gjykatës së Apelit
Në një konferencë për media të mbajtur në dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se pret që policia dhe prokuroria të dalin me një raport për rastin.
Ky veprim nuk i duket në rregull avokatit Shala.
“Nuk është e hijshme që para se të ngritet akuza të dal prokuroria me raport. Mirë është që prokuroria të dal me akuzë, akuza do të jetë publike edhe atëherë edhe opinioni do të njoftohet. Para se të ngritet akuza nuk është mirë që të dilet publikisht me raport sepse mund të cenohet edhe hetimi”, vijoi ai.
Prokuroria nuk i është përgjigjur televizionit se në cilën fazë janë hetimet, si dhe në pyetjet që ndërlidhen me provat e dërguara jashtë vendit.
Përgjegjësinë kryesore për sulmin e ka marrë përsipër Millan Radojiçiq. Megjithatë, mungesa e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë do ta vështirësojë dënimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Asgjë e re, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Ish minatori i Trepçës dhe qytetari me uniformë të UÇK-së kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë