LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e emigrantëve, Shqipëria nën mesataren e rajonit, kryeson Kosova

Dërgesat e emigrantëve, Shqipëria nën mesataren e rajonit, kryeson Kosova

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hynë në Shqipëri vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë të dekadës së fundit.

Sipas Eurostat, remitancat arritën vlerën e më shumë se 1.2 miliardë eurove, në rritje me 5.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Vlera e raportuar nga Eurostat u referohet remitancave të matura si dërgesa apo transferta personale dhe të ardhurave të punonjësve nga puna jashtë vendit.


Punësimi jashtë vendit përfshin punësimin sezonal, atë afatshkurtër si dhe të ardhurat e punonjësve ndërkufitarë apo në distancë.

Megjithatë, Shqipëria është poshtë mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor, për sa i përket peshës që remitancat kanë kundrejt ekonomisë së vendit. Për vitin 2022, mesatarja e vlerës së remitancave kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte pranë nivelit të 10.5 për qind (matur si mesatare e thjeshtë e raportit për 6 vendet e rajonit).

Të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se vendi me varësinë më të madhe nga remitancat në Rajon ngelet Kosova. Për vitin 2022, remitancat përbënin 17.2 për qidn të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Vijon Mali i Zi, me 13.3 për qind, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, me 10.2 për qind. Shqipëria renditet në vendin e katërt, me një vlerë remitancash sa 9.2 për qind e PBB-së së vendit.

Vijon me diferencë të ngushtë Serbia, në masën e 9 për qind të PBB-së, ndërsa mbyll renditjen Maqedonia e Veriut, me 3.4 për qind të PBB-së.

Vlerësohet se burimi kryesor i remitancave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Rajonit janë vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë që Bashkimi Europian është një burim shumë i madh dërgesash për vendet jashtë Unionit.

Vitin e kaluar, transfertat personale nga BE drejt vendeve jashtë BE-së arritën në më shumë se 43.5 miliardë euro, në rritje për të gjashtin vit radhazi vit radhazi, me 14% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Vala e re e emigrimit e dekadës së fundit i ka dhënë shtysë një cikli të ri të rritjes të remitancave, që ngelen një burim i rëndësishëm për të ardhurat e familjeve shqiptare dhe një zë me peshë të konsiderueshme në bilancin e pagesave të vendit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e remitancave ka vazhduar edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat nga puna arritën në 1.05 miliardë euro, në rritje me 16.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori