Derbi Prishtina – Kastrioti

Kryendeshja e këtij rundi do të jetë përballja ndërmjet Prishtinës dhe Kastriotit e cila zhvillohet nesër (e mërkurë) në Pallatin Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet me fillim prej orës 19:00.
Në fakt në këtë takim përballen dy skuadrat e para në tabelë, Kastrioti (i pari) dhe Prishtina (e dyta). Ndeshje derbi vlerësohet edhe sfida tjetër që do të zhvillohet të enjten në ora 19:00, Kosova – Besa Famiglia.
Orari i ndeshjeve të mesjavës në hendboll për meshkuj:
Deçani – Vjosa, e mërkurë ora 14:30;
Llapi – Drita, e mërkurë ora 15:00;
Zhegra – Trepça, e mërkurë ora 19:00;
Drenica – Vëllaznimi, e mërkurë ora 19:00;
Prishtina – Kastrioti, e mërkurë ora 19:00;
Kosova – BESA Famiglia, e enjte ora 19:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/03/2012



















































