Bayern Munich do të fillojë fazën e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve përballë Atletico Madridit.

Ndeshja që luhet në Allianz Arena fillon sonte nga ora 21:00, e që do të jetë përballja më interesante.


Për këtë sfidë, kampioni në fuqi i garës më të madhe për klube në Evropë do të jetë pa Leroy Sanen, Malik Tillman, Nicolas Feldhahn, Tanguy Kouassi, që janë të lënduar, Serge Gnabry është i infektuar me coronavirus, derisa Joshua Kimmich mbetet në dilemë të paraqitet për arsye personale.

bayern 3

Në anën tjetër, Diego Simeone nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Diego Costa, Jose Gimenez, Saul Nigues dhe Sime Vrsaljko që janë të lënduar.

Statistika

Robert Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 15 gola. Luis Suarez që kaloi në këtë verë te Los Rojiblanco nga Barcelona realizoi pesë sosh.

Atletico Madrid 6 1 Granada  1

Mbrojtësi i majtë i Bavarezëve, Herandez ka luajtur në total 100 ndeshje për Atleticon – duke fituar Ligën e Evropës dhe Superkupën e Evropës, para se të kalonte në Allianz Arena.

Bayern Munichu dhe Arletico Madridi ishin takuar në një finale në vitin 1974, atëherë kur gara kishte emrin Kupa Evropiane. Në përballjet e tyre që i kanë pasur ndër vite: klubi gjerman ka tri fitore, dy për Atleticon dhe një barazim.

lewandowski

Lojtari që duhet shikuar: Robert Lewandowski

Sulmuesi polak është një lojtar mjaftë i rrezikshëm dhe vëmendje do të jetë pikërisht tek ai, pas 15 golave të shënuara në edicionin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën gjerman që të fitojë tripletën po ashtu.

Parashikimi: Bayern Munich pritet të mposhtë Atletico Madridin me rezultat 1-0

Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer; Pavard, Sule, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.

homecrowd formation PHcCm11yrR7wBf49Rwl3

Formacioni i mundshëm i Atleticos: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Lodi; Correa, Koke, Torreira, Saul; Felix, Suarez. /Telegrafi/

homecrowd formation KjfYsXfStk4rrB1gAd44

telegrafi sport app