Janë publikuar përbërjet zyrtare të duelit më të madh lokal në botë, i ashtuquajtur Derby della Madonnina.

Dueli mes dy skuadrave më të mëdha italiane, Interit dhe Milanit, i shehë ata në një orar të pazakontë nga ora 12:30, një gjë që pasqyron ndikimin e tregut aziatik.


Trajnerët kanë vendosur për përbërjet e tyre, teksa befasia më e madhe është te Interi, ku Pioli ka vendosur të lë në stol Ever Banegan, për të startuar në vend të tij me Joao Marion.

Formacioni i Interit: Handa, D’Ambrosio, Medel, Miranda, Nagatomo, Gagliardini, Kondogbia, Joao Mario, Candreva, Perisic dhe Icardi.

Formacioni i Milanit: Donnarumma; De Sciglio, Zapata, Romagnoli, Calabria; Kucka, Sosa, Mati Fernandez; Suso, Bacca, Deulofeu

telegrafi sport app